Talibanët vrasin dhjetëra ushtarë afganë

Zyrtarët afganë kanë thënë se 50 ushtarë janë vrarë nga talibanët gjatë javës që kaloi. Anëtari i një këshilli provincial ka thënë se rajoni Bala Murghab është pothuajse nën kontroll të plotë të talibanëve.

Shifra të tjera për ushtarët e vrarë ka dhënë Jamshid Shahabi, zëdhënës i qeverisë provincial të Badghisit. Ai ka thënë se gjatë kësaj jave janë vrarë 16 ushtarë dhe janë plagosur 20 të tjerë. Ai ka pranuar se disa ushtarë janë përpjekur të largohen nga luftimet, por nuk ka dhënë numër të saktë.

Në anën tjetër, shefi i këshillit provincial të Faryabit, Mohammad Tahir Rrahmani, ka thënë se talibanët i kanë vrarë të paktën 22 ushtarë afganë përmes sulmeve në pikat e kontrollit gjatë të shtunës dhe të dielës.

Rrahmani ka thënë se 20 ushtarë janë plagosur gjatë luftimeve me talibanët gjatë natës mes së shtunës dhe të dielës./PARROTLLA.NET/

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*