Sylvester Stallone sjell pamje nga xhirimet e filmit “Samaritan”

Stallone, 74 vjeç, publikoi pamje nga filmi aksion-fantazi “Samaritan”.

Ai ka qenë një forcë e pandalshme në filmat aksion të “Hollywood-it” për gati 50 vjet, shkruan DailyMail.

Sylvester Stallone postoi një video në Instagram nga xhirimet e filmit aksion-fantazi të “Samaritan”.

Ylli Rambo, 74 vjeç, u shfaq në majë të një grumbulli rrënojash dhe drunjve të thyer, i mbuluar me pluhur dhe papastërti me një vetull të përgjakur.

“Pra, këtu jemi përsëri,” filloi Sly. ai më pas në majë të kokës u pa me më shumë pluhur në vendin ku po xhironte.

“Unë nuk jam me të vërtetë kaq i thinjur dhe nuk është zbokth,” vazhdoi ai.

Aktori tregoi se po vazhdon t’i bëjë ‘marifetet’ e tij, teksa thotë se ‘zakonet e vjetra nuk vdesin”.


Një ditë më parë, ai kishte treguar se është duke punuar për këtë projekt filmik dhe se po ecën shumë mirë.

Shpërndaje

Comments are closed.