Syla për ‘karriget’ e LDK-së: Në këtë parti mungon lidershipi–Hoti po e fryn artificialisht Mustafën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka pasur një shpërthim për krejt situatën që po ngjan në partinë e tij. Ai për këtë ka fajësuar njerëz brenda dhe jashtë partisë.

Gazetari Valon Syla thotë se krejt këto incidente brenda LDK-së kanë ndodh për shkak të rritjes së saj në sondazhe.

“Këto sondazhet e fundit kanë ngjallur një luftë të paparë për pushtet – tash i shohim me karrige sepse i madh dhe i vogël duan të futen në LDK dhe ta marrin pushtetin”, ka thënë Syla.

“Komplet kjo luftë po bëhet për pushtet, po shihet që LDK do të jetë ose e para ose e dyta, por dihet që gjithqysh do të jetë në qeveri”.

“Në krejt këtë situatë e kemi pasur një kryetar që nuk ka qenë mirë me shëndet – në shpirt ka qenë Isa Mustafa ndërsa me trup Avdullah Hoti”.

“Nëse është një Gazmend Muhaxheri që i ka fituar zgjedhje në Pejë, një Lutfi Hazir që ka fituar në Gjilan dhe me t’u përzi Avdullah Hoti, i cili ka qenë i treti në komunën e tij – irritohen. Është një person që po e fryn artificialisht Isa Mustafën dhe ky është Avdullah Hoti”, tha Syla.

Syla thotë se në të gjitha partitë ka pasur konflikte, por ka pasur edhe lidership për t’i ndalur ato.

“Në LDK mungon lideri që thotë a po ndaleni apo po dilni jashtë. Mungon lidershipi dhe tendenca e shpërthimit me statuse në Facebook, nuk do ta qetësojë situatën

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*