Super pagat e Telekomit, punëtorët ia shohin hajrin rënies së Qeverisë

Edhe pse ka vite që Telekomi, në vazhdimësi kërkon ndihmë finaciare nga Qeveria, për të paguar borxhet, në këtë ndërmarrje niveli i pagave vazhdon të jetë shumë i lartë.

Ditëve të fundit në mediat kosovare, u publikuan pagat e rreth 20 menaxherëve, në Telekomin e Kosovës, ku bien në sy , paga mujore prej 600 e deri në 5 mijë euro, paga këto të cilat janë, shumëfish më të larta sesa paga mesatare në sektorin publik.

LEXO EDHE:

Qeveria Haradinaj nën hetime për “53 milionshin”e autostradës

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit, Bedri Istrefi në nje intervistë për “Syri.Net Kosova”, kur u pyet se a do të ketë ulje të pagave në këtë ndërmarrje, pas gjendjes së krijuar viteve të fundit, për të siguruar fonde të mjaftueshme për borxhet dhe proceset që do ti kaloj Telekomi, ai se nuk mund të flasim për krijimin e cilësive të reja duke dëmtuar punonjësit.

“Situatën nuk mund ta quajmë tashmë të rëndë, sepse angazhimi ynë, vullneti i secilit punonjës dhe kolegë në Telekom, do të jetë për fuqizimin e kompanisë tonë, nuk do të lejojmë situata të rënda. Asnjë punonjës i vetëm nuk e do devalvimin e kompanisë apo të bëjmë afarizëm në vështirësi që luhatin besimin në Telekom, këtë e shoh çdo ditë. Nuk mund të flasim për krijimin e cilësive të reja duke dëmtuar punonjësit. Por, ju siguroj se kemi solidaritet të plotë brenda kompanisë, të gjithë për një e një për të gjithë.”

Duke parë problemet me të cilat është përballur kjo ndërmarrje viteve të fundit, nga analistët ekonomik po shihet si e mirëqenë edhe një një auditim i brendshëm nga auditoret e shtetit, që të qartsohet dhe të dihet gjendja, e kontabilitetit financiar.

Anëtari i Komitetit për Politika Financiare dhe Tregtare nga Lëvizja Vetëvendosje, Edison Jakurti për “Syri.Net Kosova” thotë se për paga të tilla nuk ka as arsyeshmëri makroekonomike, nga gjendja e përgjithshme në ekonomi, as mikroekonomike nga performanca e vetë ndërmarrjes.

“Janë së paku dy dihotomi tek niveli i pagave të pozitave udhëheqëse në Telekom. E para është shpërputhja që qëndron mes tyre dhe nivelit të përgjithshëm të pagave në Kosovë. Madje, një dallim i tillë është evident edhe nëse krahasimi bëhet vetëm me pagën mesatare në sektorin publik, ku pagat janë më të larta, duke e hequr sektorin privat, ku pagat janë më të ulta – me ç’rast përfshirja në ekuacion e ulë nivelin përgjithshëm të pagave dhe e rritë tutje hendekun. E dyta, dhe më e drejtpërdrejtë, është shpërputhja mes tyre dhe gjendjes së vetë Telekomit si ndërmarrje. Përderisa ndërmarrja është në krizë të thellë, ku pjesë të përgjegjësisë natyrisht se kanë edhe këta drejtues, aty ka të tillë që në muaj e marrin nëntë apo dhjetëfishin e pagës mesatare në sektorin publik.”

Sipas tij, është tejet e rëndësishme që të kuptohet se përkundër keqpërdorimeve të shumta, Telekomi mbetet një ndërmarrje publike me shumë potencial për të ardhmen e ekonomisë së Kosovës.

“Për ta konkretizuar këtë potencial, përveç ruajtjes së statusit publik,duhet angazhuar nësë paku dy drejtime të cilat kanë raport simbiotik: prerje dhe ristrukturim. Prerja nënkupton shkëputjen e kontratave të dëmshme (siç ishte rasti me Dardafonin, përmes së cilës ka përfituar Z-Mobile) dhe ndërprerjen keqpërdorimeve të tjera që kanë ndihmuar në degradimin e ndërmarrjes. Dhe, ristrukturimi nënkupton ndryshime kadrovike dhe përditësime teknologjikenë mënyrë që Telekomi tëudhëheqet profesionalisht dhe të shndërrohet në ndërmarrje bashkëkohore. Por, kusht është që të ndodhin të dyja – edhe prerja edhe ristrukturimi. E para pa të dytën është e pamundshme. E dyta pa të parën është e pamjaftueshme”, shton Jakurti

Ndërsa analisti i ekonomisë Jakup Bellaqa për “Syri.net Kosova” thotë se për pagat e punëtorëve duhet të jenë të ekuilibruara, gjithashtu puntorët duhet të paguhen në bazë të aftësive dhe shkathëtësive dhe përgaditjeve profesionale.

Sipas informatave që disponojmë gjendja financiare e Telekomit, është shumë e rëndë, ku rrezikohet edhe falimentimi, në ndermarrjet vetëfinancuese pra qe sigurojnë fitim dhe në këtë rast kjo ndërmarrje ende nuk e ka përformancën e dëshirare në nivelin e duhur, andaj edhe pagat e puntoreve duhet të jenë të ekujlibruera, gjithashtu puntorët duhet të paguhen në bazë të aftësive dhe shkathëtesive dhe përgaditjeve profesionale, dhe duke i zhvendosur në sektorët ku i posedojnë aftësitë e tyre ku janë më të sukseshëm.”

Sipas tij, rrjedhimisht në këtë fazë duhe të të bëhet një auditim i brendshëm nga auditorët e shtetit.

Duhet që të qartësohet dhe të dihet gjendja, e kontabilitetit financiarë, dhe e kontabilitetit menaxherial, rrjedhimishtë të dihet gjendja financiare e jashtme, gjegjësishtë institucionet e shtetit të dinë gjendjen financiare në mënyrë eksplicite, si dhe gjendjen e kontabiltetit menaxherial që duhet ta dinë menaxhmenti dhe personeli që punojnë, gjithësesi të bëjë një SWOT, analizë ekonomike, të ketë një plan biznesi shumë të qartë, konkret dhe efikas.

Bellaqa shton poashtu, se fati i kësaj ndërmarrje, zgjedhet vetëm nëse privatizohet, poashtu duhet ta zgjeroj tregun e shërbimeve, dhe të rritë cilësinë e shërbimeve në mënyrë që te jetë në treg dhe të ketë qendrueshmëri ekonomike.

 

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*