Sukseset nuk kanë të ndalur për menaxherin e Estradës Kosovare, Elton Mehajn (FOTO)

Menaxheri i kompanisë Estrada Kosovare, Elton Mehaj, është i ftuar në emisionin Xing me Ermalin, që transmetohet sonte nga ora 21:00 në Televizionin Klan.

Elton Mehaj ofron të gjitha shërbimet që i përkasin organizimit të brendshëm të një dasme, si rezervimin e këngëtarëve, orkestra, valltarë, tupana, kamera, fotograf, dekorime të sallës, etj. Pra, me pak fjalë komplet organizimin e brendshëm të dasmës.

Mehaj është menaxher i shumë prej më të njohurve të estradës dhe pronar i kompanisë “Estrada Kosovare”.

Në këtë emision, menaxheri Mehaj i shpalos sukseset e kompanisë Estrada Kosovare gjatë sezonës së kaluar dhe, ndër të tjera, edhe planet e kësaj kompanie për sezonën e re.

Për të kuptuar më shumë, ndiqeni sonte emisionin Xing me Ermalin nga ora 21:00./Parrotlla.net/

 

 

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published.