Suedia mbështet bisedimet midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së

Suedia i ofron mbështetje Maqedonisë së Veriut në përpjekjet e saj për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian, tha ministrja e Jashtme e këtij vendi, Ann Linde.
Gjatë qëndrimit në Shkup, ajo tha se Suedia “është e vetëdijshme për zhgënjimin” që ka përjetuar Maqedonia e Veriut pas dështimit të Këshillit Evropian, muajin e kaluar, për t’i dhënë datë për nisjen e negociatave të anëtarësimit.Por, shtoi Linde, është “thelbësore” që Shkupi të vazhdojë me zbatimin e reformave të kërkuara nga BE-ja.Në samitin e tetorit, Franca dhe disa vende të tjera kanë kërkuar një rregullim të procedurave të zgjerimit të BE-së, përpara nisjes së bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.Mungesa e datës për këto bisedime ka bërë që Qeveria e Maqedonisë së Veriut të thërrasë zgjedhje të parakohshme, vitin e ardhshëm.Maqedonia e Veriut, sidoqoftë, pritet të anëtarësohet zyrtarisht në NATO brenda disa javësh.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*