Studentja që fle 22 orë në ditë

21 vjeçarja Rhoda Rodriguez-Diaz nganjëherë fle 22 orë në ditë, nganjëherë kalon ditë e madje javë e shtrirë në shtrat duke mos mundur që të zgjohet për më shumë se një orë ose dy.

Ajo është studente dhe për këtë arsye nga shumë vetë merr kritika se është dembele, mirëpo ata nuk e dinë që në të vërtetë ajo vuan nga Sindroma Klajn-Levin apo që ndryshe njihet edhe si Sindroma e Bukuroshes së Fjetur, që është një çrregullim neurologjik ku personat e prekur nga kjo sindromë vuajnë nga periudha të tepërta të gjumit dhe me to pastaj shfaqen edhe probleme të tjera.

Rhoda në këtë rast madje e ka humbur vitin e saj të dytë në fakultet pasi që nuk ka mundur të zgjohet për provime.

“Jeta vazhdon përderisa unë fle. Realiteti më godet kur zgjohem dhe e kuptoj që më ka humbur një javë e jetës sime”, shkruan mes tjerash ajo.

Rhoda thotë se i ikin shumë gjëra në jetë dhe shkaku që ky çrregullim është i rrallë, njerëzit e kanë vështirë ta kuptojnë./Parrotlla.net/

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*