Stomatologët e papunë protestojnë për të dhjetën herë

Specialistët stomatologë të papunë edhe sot kanë protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë. Ata nga ora 10:00 kanë vendosur mantelët e tyre të bardhë në dyert e këtij institucioni.

Për të dhjetën herë ata po kërkojnë plotësim-ndryshimin e udhëzimit administrativ, e cila ua mundëson punësimin në kujdesin parësor.

Mirjeta Berisha, përfaqësuese e specialistëve stomatologë të papunë, tha se ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili u kishte premtuar që do i priste sot në takim, por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Ne jemi shumë të frustruar sepse të premten na është premtuar se sot do të takohemi dhe do të diskutojmë se çfarë do të bëhet me finalizimin rreth udhëzimit administrativ, mirëpo kjo mos përgjegjësi është shumë për t’u lënduar dhe për t’u prekur, pse kjo mos përgjegjësi ndaj kuadrit personel shëndetësor. Përderisa e udhëheq një ministri, ministri duhet të jep përgjegjësi, të jetë bile një korrektësi ndaj nesh”, tha ajo.

Berisha tha se dëshirojnë takim vetëm me ministrin Ismaili, dhe se nuk u intereson pse është kohë fushate.

“Neve nuk na interesojnë hiç fushatat, neve na interesojnë premtimet qe janë bërë dhe realizimet e tyre që duhet bërë dhe nevojat, është e domosdoshme që duhet bërë zgjidhje. Ne kemi të vetëm derë ku mund të drejtohemi, është Ministria e Shëndetësisë që duhet bërë zgjidhje…atëherë le të deklarohen le të thonë se ne nuk e bëjmë edhe ne nuk vijmë më këtu nuk kemi se çfarë të presim”, tha ajo.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*