‘Spotify’ rendit albumin e Dua Lipës të dytin në mesin e më të mirëve në botë

Dua Lipa vazhdon të mbetet emër i rekordeve.

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, vitin 2021 e nisi duke numëruar sukseset që ka arritur gjatë vitit që e lamë pas.

Me anë të postimit të fundit, artistja bëri të ditur se platforma Spotify e renditi albumin “Future Nostalgia”, të dytin si më të mirin në botë.

Vendin e parë e zuri albumi i Bad Bunny, kurse Duan e pason Ariana Grande, Pop Smoke, Taylor Swift, e shumë emra të tjerë.


Të gjitha këto statistika tregojnë se pavarësisht se u publikua në një vit të mbrapsht, “Future Nostalgia” arriti sukses të jashtëzakonshëm.

Pritet që Dua Lipa edhe gjatë këtij viti të jetë aktive me projekte të reja muzikore.

 

Shpërndaje