Sportisët kërkojnë ndihmë për shërimin e portierit të Trepçës 89-të Arben Beqiri

Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës, ka mbajtur një konferencë për media.

Anëtarët e kësaj shoqate kanë bërë thirrjë që të ndihmohet portieri i skuadrës Trepça 89-të Arben Beqiri, i cili u diagnostifikua me tumor në lukth.

Kryetari i shoqatës Visar Zogjani, i ka ftuar të gjithë krerët e klubeve dhe kapitenët e krejt skuadrave qe të pjesë e këtyre takimeve.

“Ky takim i jashtëzakonshëm sepse sa kemi dëgjuar lajmin për Arbenin dhe jemi mundua me ba një organizim të vogël po që ka jehonë të madhe që me i tregu që nuk është vetëm. Arbeni është diagnostifikuar me tumor dhe iniciativa jonë ka qenë që si shoqatë ti respektojnë të drejtat e tyre dhe ti ftojmë të gjithë kapitenët e ligës së parë dytë dhe tretë që të jenë pjesë e këtij takimi sepse sa më shumë që shpërndahet është më lehtë. Ne do të mundohemi me i ndihmua edhe sa i përket anës financare dhe shpresojmë që ta tejkalojë këtë sfidë. Ne kemi kontaktuar edhe me Arbenin për iniciativën dhe brenda 3 ditëve do të grumbullohen të hollat dhe të gjitha të hollat mblidhen prej kapitenëve, shtoi Zogiani.

Armend Dallku, tha se çdo ndihmë që do të jepet do të jetë transparente.

“Ne si shoqatë e kemi të hapur edhe xhirollogarinë tonë si shoqatë që gjithçka është zero zero dhe çdo ndihmë që jepet do të jetë transparente. Ne po shpresojmë që sa ma shpejt ti qasemi kësaj puna dhe desha me i bë ftesë edhe krerëve të klubeve, federatave dhe lojtarëve të kombëtarëve të Kosovës e Shqipërisë. Edhe ata që nuk janë pjesë e kombëtares siç janë Xhaka e Shaqiri do të mundohemi qe ti kontaktojmë që të jenë pjesë e kësaj bamirësi, tha ai.

Ndërkaq kapitenja e skuadrës së femrave të Kosovës, Edona Kryeziu, tregoi se tashmë ekipi i saj ku ajo luan Trepça 89-të, i ka ndarë 500 euro.

Kurse kapiteni i Feronikeli Lapidar Lladrovci, tha se secili ka mundur të ishte në vend të tij.

“Secili prej nesh ka mundur me qenë në vendin e tij dhe duhet të jemi të gjithë së bashku ti ndihmojmë dhe shpresojmë që ai së shpejti të shërohet dhe ti kthehet skuadrës së tij tha kapiteni i Feronikelit Lapidar Lladrovci”- tha Lladrovci.

 

 
Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published.