Skriniar: Ka ardhur koha ta mposhtim Juventusin

Milan Skriniar është shprehur optimist pas ardhjes së trajnerit Antonio Conte te Inter.

Reprezentuesi sllovak është rikthyer te Inter, për të filluar përgatitjet për sezonin e ri.

Sezoni i ri sjellë edhe dëshira të reja për Skriniar.

24 vjeçari duke folur për mediet në Itali, ka thënë se ëndërron të fitojë Ligën e Kampionëve me Interin, ndërsa ka shtuar se ka ardhur koha për t’i dhënë fund dominimit të Juventusit në Serie A.

“Ka ardhur koha për të fituar. Kur luani për fanellën e Interit ju nuk mund të lejoni që të përfundoni të dytët. Ëndërroj të fitoj Ligën e Kampionëve me Interin”, ka deklaruar Skriniar.

“Juventus ka mbajtur për tetë vite vendin e parë, por koha e duhur ka ardhur për t’iu afruar dhe për t’i mposhtur”.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*