‘Si e ëma dhe e bija’, Dafina Dauti vishet njëlloj si vajza gjatë shoqërimit të saj për në shkollë (Foto)

Këngëtarja Dafina Dauti ka qenë mjaft aktive këtë verë.

Në fillim të sezonit ajo publikoi albumin e saj më të fundit me këngë ‘live’, të cilat i interpretoi bukur në çdo paraqitje të saj në koncerte, shkruan Telegrafi.

Dafina është gjithashtu shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, bukuroshja Dauti ka publikuar një fotografi shumë të veçantë në InstaStory, ku shfaqet bashkë me vajzën e saj përgjatë kohës sa po e merrte atë nga shkolla.

E veçanta e kësaj fotografie është se që të dyja nënë e bijë kishin zgjedhur të dukeshin pak a shumë njëjtë në veshje.

Një bluzë e bardhë kombinuar me një fund të hirtë, ishin zgjedhja që këngëtarja dhe vajza e saj Elizabeta kishin bërë për një nga ditët e tyre të zakonshme.

Ndryshe, Dafina ka treguar në disa intervista se është shumë e lidhur me të bijën, dhe jetojnë të vetme së bashku në Prishtinë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Lexoni po ashtu:  Ronaldo në darkë me të dashurën shtatzënë (FOTO)