Shukri Buja dënohet me dy vjet burg nga gjykata

Gjykata ka marrë vendim për Shukri Bujën, ish-kryetarin e Lipjanit të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Buja, nga gjykata është dënuar me 2 vjet burgim.

I akuzuari tjetër në këtë rast, Alit Gashi është dënuar me 6 muaj burgim i cili mund të zëvendësohet me 2 mijë euro gjobë.

Bajram Rizani është dënuar me 6 muaj burg, Edmond Rexhepi 6 muaj burg, Hashim Vishesella me 5 muaj burg, teksa nga akuzat janë liruar Driton Avdiu, Fahri Retkoceri, Magbule Sadiku dhe Burim Kodra.

Shpallja e aktgjykimi është bërë nga gjyqtari Beqir Kalludra.

Shpërndaje

Comments are closed.