Shuhet nga Covidi aktori i njohur shqiptar

Lajmin e ka dhënë zv.min istri i Mbrojtjes, Petro Koçi, i cili pasi i shpreh mirënjohjen mjekëve për kujdesin e treguar ndaj Xhelili, ngushëllon familjen dhe të afërmit për këtë humbje të rëndë.

Njëherësh përkulet para gjithçkaje që i dha ai jetës së të tjerëve.

Postimi i plotë i Koçit: Te dashur miqte e mi

Me lote burri ne sy ju njoftoj se nje nga simbolet e artit dhe kultures fierake, miku im dhe i te gjitheve, vellai i Mires, shoqes time te klases, vellai i Met Xelilit shokut tim te 8 vjecares, aktori i madh i teatrit dhe estrades se Fierit tone, Fatmir Xhelili, humbi jeten sot per shkak te ketij Covidi te mallkuar dhe nje patologjie tjeter te meparshme

Eshte nje dhimbje shpirti dhe nje vuajtje e vertete kur qytetit tone i shuhen njerez si Fatmiri qe i kane dhene nder vite gaz e kuptimplotshmeri jetes tone, shpirtit dhe zemres se qytetit!

Postova kete foto te Fatmirit me mbesen e tij sepse nderkohe do mungoje nje familjar i rralle, nje gjysh e baba i mrekullueshem, nje fqinj prej mjalti dhe nje buzeqeshje e ndjere e diteve tona!

I shpreh mirenjohjen mjekeve te infektivit per perpjekjet e palodhura per ta shpetuar Fatmirin tone dhe durimin per tiu pergjigjur interesimit tone e te familjes!

Fatmir, te perulemi per cka i dhe jetes se te tjereve.

Shpërndaje

Comments are closed.