Shqiponja e Hoxhës, e blerë te kinezët (FOTO)

Pas fotos së publikuar disa orë më parë, nga vetë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ku të dyja ekipet e qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, kanë dalë në një foto zyrtare duke e  bërë shenjën e shqiponjës me duar, pra, simbolin tonë kombëtar,  të gjitha mediet sociale kanë shpërthyer nga batutat.
Fokusi i shakave dhe batutave është bërë zv. Kryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj, i cili mesa duket nuk ka ditur ta improvizojë mirë shenjën e shqiponjës, duke i kthyer duart në anën e kundërt të shenjës simbolike.
Një ndër batutat më epike ka qenë ajo që,  Hoxhaj e paska blerë shqiponjën tek kinezët, duke kujtuar kështu edhe skandalin e më hershëm të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ku flamujt e blerë në Kinë nuk e kishin të vizatuar ashtu siç duhet shqiponjën dykrenare, por me shumë e shumë gabime, transmeton parrotlla.net.
Ky është viti i pestë që të dy delegacionet mblidhen mes veti, ndërkohë që ky takim i fundit në Pejë është konsideruar si më produktivi, për shkak të të gjithë marrëveshjeve që janë nënshkruar.
Me të përfunduar mbledhja, përfaqësuesit e të dy qeverive e kanë bërë simbolin e shqiponjës, një gjest ky, që vulos dhe që i jep më shumë kuptim këtij takimi, me rastin e Festës së Flamurit./PARROTLLA.NET/
Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*