Shqipëri, mbi 1150 të infektuar dhe 12 persona humbin jetën nga coronavirusi

Numri i infektive të reja me COVID-19 mbetet shqetësues ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 1152 të prekur nga kryerja e 3 994 testimeve.

Përveç infektimeve mbetet i lartë dhe numri i rasteve fatale, ku ditën e fundit kanë humbur jetën 12 persona të moshës 58-86 vjeç.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 512 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 17 pacientë janë të intubuar.

Komiteti Teknik i Ekspertëve më 11 shkurt vendosi të ashpërsoi masat duke zgjatur orarin e kufizimit të lëvizjes nga ora 20:00-06:00.

Ndërkohë ende zyrtarisht përgjigja nuk ka ardhur nga laboratorët e huaj ku mostrat janë dërguar për verifikim, por ekspertë të ISHP-së dyshojnë se në vendin tonë ka prani të mutacioneve të COVID-19.

Sipas tyre kjo vihet re nga rritja e numrit të të prekurve dhe sipas të dhënave zyrtare vetëm në 13 ditët e para të shkurtit, ka pasur 13 860 raste të reja dhe 163 humbje jete.

Për shkak të kësaj rritjeje, aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 i kalon 34 mijë persona, ndërsa vetëm në Tiranë ka mbi 20 mijë.

Krahasuar me vendet e rajonit si Kosova dhe Maqedonia e Veriut kemi një numër jashtëzakonisht të lartë pasi të dy vendet kanë më pak se 7 mijë raste aktive në të gjithë territorin e tyre.

Aktualisht, numri i rasteve të reja dhe atyre fatale në vendin tonë është thuajse e ngjashme me Serbinë, një vend me gati 7 milionë banorë, gjë e cila tregon se shkalla e virulencës është shumë e lartë.

Më 13 shkurt, Serbia nga kryerja e mbi 9 mijë testeve ka pasur 1 622 të infektuar ndërsa raste fatale ishin 15 të vdekur në spitale.

Bilanci për shkurtin:

1 shkurt – 865 raste të reja dhe 13 humbje jete

nga TaboolaRekomanduar
Mund t’ju interesojnë
10 Habits That Damage Your Kidney (Most People Ignore)
Gloriousa
Boost Your Liver Health with This Drink
Tips and Tricks
Maid is Hired to Clean a House but the Identity of the Owner Leaves Her Speechless
TheDancingCucumber
Adele Lost So Much Weight She Now Looks Skinny And Hot
Mortgage After Life
2 shkurt – 942 raste të reja dhe 5 humbje jete

3 shkurt – 1007 raste të reja dhe 6 humbje jete

4 shkurt – 1052 raste të reja dhe 14 humbje jete

5 shkurt – 1089 raste të reja dhe 15 humbje jete

6 shkurt – 1130 raste të reja dhe 13 humbje jete

7 shkurt – 1124 raste të reja dhe 14 humbje jete

8 shkurt – 953 raste të reja dhe 12 humbje jete

9 shkurt – 1239 raste të reja dhe 16 humbje jete

10 shkurt – 1143 raste të reja dhe 15 humbje jete

11 shkurt – 1105 raste të reja dhe 14 humbje jete

12 shkurt – 1059 raste të reja dhe 14 humbje jete

13 shkurt – 1152 raste të reja dhe 12 humbje jete

COVID-19 – Statistika ( 13 Shkurt 2021)

Testime totale 410,393

Raste pozitive 91,987

Raste të shëruara 55,983

Raste Aktive 34,461

Humbje jete 1,543

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 20265

Fier 2980

Durrës 1770

Elbasan 1488

Shkodër 1497

Vlorë 1687

Lezhë 1122

Korçë 1036

Berat 1001

Gjirokastër 799

Kukës 467

Dibër 349

Shpërndaje