Shpërthim i madh te “Ura e Nerashakut” në Tiranë: Dyshohet për atentat dhe një të vdekur

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar te ura e Nesherakut në kryeqytet.

Paraprakisht mësohet se ka shpërthyer një makinë nga tritoli, tek ura e stacionit të fundit të Tiranës së Re.

Akoma nuk është e konfirmuar por mendohet se ngjarja është një atentat dhe dyshohet për një viktimë.

Top Channel mëson se nga shpërthimi ka dhe persona të tjerë të lënduar, si dhe janë dëmtuar dhe mjete të tjerë që ishin afër makinës që iu vendos tritoli.

Ngjarja ka krijuar panik dhe kaos te qytetarët e pranishëm në vendngjarje, pasi zona ku ndodhi ngjarja është mjaft e populluar.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje.

Shpërndaje

Comments are closed.