Shpat Kasapi i shpreh publikisht dashurinë bukuroshes me të cilën u fotografuan fshehtas (FOTO)

Persona të afërt pranë dyshes treguan se ata prej një viti kanë nisur një romancë, të cilën duket se s’kanë ndërmend ta fshehin më nga sytë e botës.

“Shpati ka më shumë se një vit i lidhur. Vajza quhet Selvije dhe në të kaluarën ka pasur një sallon bukurie të sajin. Njihet gjerësisht për punën e saj ndër vite pasi ka punuar me fytyra publike në Maqedoni”- kanë treguar për “Prive” burime pranë çiftit.

Madje, vëmendjen na e tërhoqi pikërisht komenti i Selvijes në foton e fundit të Shpatit në Instagram.

Ajo i ka komentuar partnerit emojin e një kurore, shoqëruar me një zemër të kuqe dhe e dini si ia ktheu këngëtari?

“Ti je plot dashuri”- i ka shkruar ai bukuroshes, duke e shoqëruar komentin e tij me dy zemra të kuqe.

Dashuria është në ajër dhe ne mezi po presim ndonjë lajm fejese!



Shpërndaje

Comments are closed.