Shkëndija e nis me fitore sezonin e ri, mposhti kampionin

Shkëndija e ka mposhtur 2:0 kampionin, Vardarin, për ta nisur me fitore sezonin e ri.

Skuadra shqiptare, Shkëndija, ka treguar se është favorite për të fituar titullin këtë sezon, pas fitores në ndeshjen e parë prej 2:0 ndaj kampionit, Vardarit, shkruan Gazeta Express.

Alimi në minutën e 61’të dhe Junior në minutën e 66-të, shënuan për fitoren e Shkëndijës, që javën e ardhshme takohet me Milanin në “Play-Off” të Europa League.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Lexoni po ashtu:  Demhasaj shënon gol të bukur në Zvicër