“Shkëlqen kur je e lumtur dhe e dashuruar”, komenti i Alketës për Arbana Osmanin

Arbana Osmani prej kohësh është në një romancë me regjisorin, Eduart Grishaj.

Duket se kjo histori dashurie ka ndikuar pozitivisht tek moderatorja, dhe e shikojmë në ditët e saj më të mira.

E lumtur, e qeshur e paqtë, Arbana Osmani nuk reshtet së qeni përkrah Eduartit edhe kur ai është me xhirime.

Teksa regjisori po merret me xhirimet e filmit “Gjyshja”, Arbana Osmani ka shkuar pranë tij për të shijuar disa ditë mes gjelbërimit dhe bukurive natyrore që të fal Shqipëria.

“Në më të bukurin vend”,- shkruan Arbana Osmani përkrah fotos nga Thethi.

Por, si gjithnjë mjaft romantik Eduart Grishaj gjen komplimentet më unike për moderatoren: E bukura, “Zana e Maleve”.

Megjithatë në sy bie komenti i Alketa Vejsiut që nuk nguron t’ja thotë se dashuria të zbukuron.

“Shkëlqen kur je e lumtur dhe e dashuruar”,– shkruan Alketa Vejsiu përkrah fotos së Arbanës.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*