Shitet letra e Ajnshtajnit për Perëndinë, për 2.5 milionë euro

Një letër e vogël e shkruar me dorë nga Albert Ajnshtajni mbi fenë, judaizmin dhe të qenit hebre është shitur në ankand për një çmim marramendës – 2.5 milionë euro.
Letra, vetëm një e gjysmë faqe e gjatë, u shkrua në vitet e tij të mëvonshme tek një filozof gjerman dhe u shit në ankand në Nju Jork këtë javë, i cili shpresonte se do të shitej për rreth 1 milion dollarë.

Në të, fizikanti legjendar thotë “fjala Zot për mua asgjë, përveç shprehjes dhe produktit të dobësive njerëzore … Bibla një koleksion legjendash të nderuara, por akoma primitive. Asnjë interpretim, pavarësisht sa delikat, nuk e ndryshon këtë”.

Ai tha se judaizmi ishte “si të gjitha fetë e tjera, një mishërim i supersticionit primitiv”, duke shtuar se “populli hebre, të cilit unë me kënaqësi i përkas dhe mentaliteti i të cilit ndjehem thellësisht i ankoruar, akoma për mua nuk ka ndonjë lloj tjetër dinjiteti nga të gjithë popujt e tjerë “.

Ai vazhdoi: “Përsa u përket përvojave të mia, ato nuk janë më të mira se grupet e tjera njerëzore, megjithëse janë të mbrojtur a nga mungesa e pushtetit”.

Letra private u shkrua tek Eric Gutkind në vitin 1954, kur Ajnshtajni ishte 74 vjeç dhe për ta u tha se ishte shembulli i përsosur i mendimit të gjeniut hebre për besimin dhe fenë./PARROTLLA.NET/

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*