Shikimin e përmirësoni nëse hani këto ushqime

Disa nga to janë të zakonshme në kuzhinën e secilit. Me rëndësi është që ushqimet të jenë të pasura me vitamina, acide yndyrore dhe antioksidantë.
Vezët

Vezët mund t’iu sjellin përfitime të shumta shëndetësore veçanërisht përmirësimin e shikimit tuaj. Ato përmbajnë kanë acide yndyrore omega-3 të cilat janë përgjegjëse për luftimin e problemeve të ndryshme të syve.

Perimet me gjethe të gjelbra
Bëni këto perime pjesë të rutinës suaj të përditshme. Sytë kanë nevojë për vlera ushqyese që ia ofrojnë këto perime.
Në perimet e gjelbra do të gjeni vitamina të ndryshme si; Vitaminë A, B-12, C dhe minerale kalciumi, që sytë kanë nevojë për të parë më mirë. Disa nga ushqimet që mund të përfshini në dietën tuaj janë: spinaqi, lakra, lulelakra.

Peshku
Peshku është një nga ushqimet shumë të rëndëishme për sytë. Ka sasi të mëdha të acideve yndyrore omega-3 të cilat janë tejet të dobishme.
Hulumtime të mëtejshme kanë zbuluar se peshku përmban vitamina A dhe D, të cilat luajnë një rol kritik në mbajtjen e retinës së syrit të shëndetshme.

Çokollata e zezë

Ekspertët zbuluan se çokollata përmban antioksidantë dhe substanca të tjera të quajtura flavonoid që mund të ndihmojnë syrin të funksionojë më mirë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Lexoni po ashtu:  Nxënësit detyrohen t’i paguajnë vetë prishjet në shkollat e Prishtinës (Video)