Shifra shqetësuese për dhunën në familje në Kosovë, 1700 raste për një vit

Dukuria e dhunës në familje është mjaft e shprehur në Kosovë. Vetëm në këtë vit në data bazë janë regjistruar mbi 1700 raste të reja të dhunës familjare.

Kështu u bë e ditur me rastin e publikimit të rezultateve për anketën  mbi Mirëqenien dhe Sigurinë e Grave në Kosovë, në prag të 25 nëntorit – Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe fillimit të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit”.

Presidenti i  Kosovës, Hashim Thaçi me këtë rast tha se Kosova ka shënuar hapa të mëdhenj në fuqizimin dhe emancipim e gruas kosovare, por që ende ka punë për t’u bërë.

Sipas tij Kosova do të vazhdojë përkrahjen e gruas, derisa ajo të ndihet e barabartë dhe e sigurt në shoqërinë kosovare.

Kreu i shtetit deklaroi se  emancipimi dhe fuqizimi i femrës në shoqërinë kosovare është thelbësor për një shoqëri të zhvilluar.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu u shpreh se dhuna në familje është dukuri, e cila nuk  e prek vetëm shoqërinë kosovare por edhe gjithë botën.

Sipas tij në 10 dekadat e fundit në Kosovë janë vrarë 34 gra dhe vajza nga burrat, baballarët apo djemtë e tyre.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova u shpreh se dhuna në familje si një fenomen botëror është mjaft e vështirë të luftohet prandaj kërkoi nga Qeveria e ardhshme e Kosovës që të ndaj mjetet e nevojshme për të luftuar këtë dukuri.

Sipas Apostolovës Kosova ka shënuar progres në luftimin e kësaj dukurie me krijimin e data bazës, dhe plotësim – ndryshimin e Kodit Penal sa i takon kësaj dispozite ligjore.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*