Shërbimeve cilësore të Spitalit Amerikan Kosovë i bashkangjiten edhe teknologjitë më bashkohore

Shërbimeve cilësore të Spitalit Amerikan Kosovë i bashkangjiten edhe teknologjitë më bashkohore në ndihmesë të pacientëve.

Departamentit të Urologjise tashmë i është ofruar mundesia e kryerjes së intervenimeve nëpërmjet përdorimit të aparaturave moderne më të fundit. Auriga Holmium Laser, ekipit e urologeve të Spitalit Amerikan në Kosovë të udhëhequr nga Dr.Ajet Xhafa i lejon tashmë të kryejë intervenimet urologjike nëpërmjet përdorimit të lazerit duke u mundësuar pacienteve të perfitojne nga kjo risi bashkohore.

Lazeri Holmium është metoda më e mire per copëtimin e te gjithe  gurëve në kanalin e veshkes(ureter) ose brenda në veshkë.Me ndihmen e një kamere shumë te vogël  e cila quhet ureterorenoskopi flexible mund të shkojmë në cdo cep të veshkes dhe te bëjmë thyrjen e cdo guri.Ureterorenoskopia flexible e prodhuar nga kompania gjigande Olympus na lejon që të shohim 360 gradë brenda në veshkë.
Tashmë në Kosovë operacionet e gurëve ne veshka dhe operacionet e zmadhimit të prostates do të bëhen me teknologjine me te fundit ne treg me lazerin Auriga XL 50 Watt e prodhuar nga kompania e madhe amerikane Boston Scintific.

Për të mësuar më shumë për keto metoda dhe per trajtimin e duhur për problemet tuaja për gurë në veshka, zmadhim të prostates, ngushtim të kanalit te urinës, heqjen e tumoreve të rrugeve urinare,mund të lini takim në departamentin e  urologjise ne Spitalin Amerikan Kosove me Urologun e diplomuar në Turqi  Dr Ajet Xhafa.

Për më shumë informacion, kontaktoni në facebook ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!
Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*