Shënon rritje vlera e aksioneve të Volkswagenit

Shitjet më të mira të SUV-ve dhe reduktimet e kostove ndihmuan Volkswagenin (VW) për të minimizuar efektet e një miliard eurosh në emër të kostove ligjore dhe për të bërë një parashikim të fitimit operativ në tremujorin e parë.

Kjo gjithashtu pasqyroi ngritjen në vlerën e aksioneve të kompanisë me 3.3% këtë mëngjes, sipas agjencisë Reuters.

Të ardhurat e VW para interesave dhe taksave (EBIT) ra në 3.9 miliardë euro në tremujorin e parë, nga 4.2 miliardë euro nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, por ishte në përputhje me 3.92 miliardë euro siç kanë pritur analistët./Parrotlla.net/

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*