“Shengeni ballkanik”/ Përfundon takimi në Serbi, Rama i “hakërrehet” BE: Nuk jemi fidanishte eksperimentesh

Ka përfunduar takimi trepalësh për dakordimin mbi krijimin e një “shengeni ballkanik” mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe homologut të tij maqedonas, Zoran Zaev.

Mësohet se takimi është përqendruar në bashkëpunimin rajonal dhe në integrimin ekonomik, bazuar në modelin e Bashkimit Evropian për të hequr pengesat për biznesin dhe të mundësuar qarkullimin e lirë të mallrave dhe të njerëzve. Në konferencën e përbashkët për shtyp që u mbajt pas takimit, Rama ka vijuar të përsërisë “refrenin” se vedimi që pritet të merret pas një jave për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë, përcaktohet “nga të tjera arsye jashtë nesh”.

Synimi ynë është të jemi pjesë e BE, po ndërkohë që familja e madhe ka problemet e veta ne nuk mund të jemi peng i së shkuarës apo mosdakordësive të qarta në dëm të fëmijëve që po rriten në të gjithë rajonin.

Kjo nuk është një zonë e kategorisë së dytë dhe në të nuk jetojnë qyterarë të kategorisë së dytë, nuk jemi fidanisht për eksperimente. Do vijojmë deri kur BE-ja të jetë gati të na përqafojë. Brenda vitit 2021 ky territor nuk do të jetë një aspiratë po një realitet”, tha ndër të tjera kreu i ekzekutivit shqiptar.

Rezultat i takimit mes tre liderëve ishte arritja në një dokument të përbashkët që, ashtu siç u tha në konferencën e Novi Sadit, do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave. “Dokumenti që do të shihni bazohet në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe shërbimeve, pasi qytetarët tanë meritojnë një jetë më të mirë dhe më pak papunësi. Qëllimi ynë është që të krijojmë mundësinë që deri në fund të 2021 të kalohet kufiri vetëm me kartë identiteti. Kamionët në Ballkanin Perëndimor humbasin 26 milionë orë pritje”, ka deklaruar Vuçiç.

Ideja e krijimit të një “shengeni ballkanik” qarkullon prej vitesh, por dy vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, Kosova dhe Mali i Zi, e kundërshtojnë ashpër aplikimin e saj me pretendimin se në këtë mënyrë do të rikthehej ish-Jugosllavia.

Ndërkaq, në kuadër të nismës për “Minishengeni Ballkanik”, u bë me dije se mes përfaqësuesve të tri vendeve do të zhvillohet i radhës mes tre liderëve në Ohër.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*