ShBA-ja do t’i evakuojë qytetarët nga anija japoneze me shumë të infektuar

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Shtetet e Bashkuara e kanë planifikuar evakuimin e qytetarëve të tyre nga një anije e madhe japoneze, ku janë regjistruar shumë raste të infektimeve me koronavirus.

Anija është duke u mbajtur në karantinë që nga data 3 shkurt. Nga 3700 personat që ndodhen në të, 218 janë të infektuar me koronavirus.

Ambasada amerikane në Tokio tha se qytetarët e vet do t’i largojë përmes një fluturimi të organizuar nga qeveria, shkruan “BBC”.

Së paku 24 qytetarë amerikanë janë në mesin e personave të infektuar me koronavirus në këtë anije.

Të gjithë amerikanët do të kontrollohen për simptoma të mundshme para se të nisen drejt atdheut të dielën, njoftuan zyrtarët.

Ndryshe, më shumë se 1500 persona kanë vdekur dhe mbi 66 mijë janë infektuar me virusin e rrezikshëm.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet kineze i raportuan 143 vdekje të reja dhe 2641 infektime të reja.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*