Sfida e madhe e Ronaldos, e nis kampionatin minus nëntë gola nga Messi

 Real Madridi do ta zhvillojë ndeshjen e pestë në La Liga, por tani me Cristiano Ronaldon në formacion.

Janë mbushur 38 ditë prej se lojtari mori karton të kuq në Superkupën e Spanjës, ndërsa dënimi i shkoi në pesë ndeshje shkaku që shtyu gjyqtarin.

Që nga atëherë ai ka luajtur vetëm për Portugalinë dhe një ndeshje në Ligën e Kampionëve.

Deri më tani ai ka shënuar tri herë nga ndeshja e Superkupës së Spanjës, dhe atë në ndeshje me APOEL.

Ronaldo ka munguar në pesë ndeshje në La Liga që këtë fillim është zhvilluar nën magjinë e Lionel Messit që ka shënuar nëntë herë.

Është një distancë e konsideruar, por Ronaldo i ka bindur të gjithë se është një sulmues i madh dhe gjëra të pamundura për të nuk ka.

Portugezit i duhet një start i mirë në ndeshjen e parë dhe sa më shumë ndeshje.

Qëllimi i tij tani është ta zë Messin dhe ta ndihmojë Realin. /Telegrafi/  

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Lexoni po ashtu:  Prishtina fiton në sekondat e fundit në Belgjikë