Sezoni i tronditjeve në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve është gara më e madhe për klube në botë, për shkak të nivelit të lartë të futbollit, emocioneve që dhuron, magjisë, dhe këtë vit të paktën, për shkak të tronditjeve që ndodhën.

Ky edicion i garës i ka prodhuar tashmë disa rezultate tronditëse, në fazën grupore dhe në atë të eliminimit direkt.

Real Madrid 1:4 Ajax

Kishte kaluar shumë kohë që prej kur Real Madridi ishte eliminuar nga Liga e Kampionëve, por Ajaxi shkoi në Santiago Bernabeu edhe pse e kishte humbur ndeshjen e parë 2:1, dhe korri një fitore mbresëlënëse prej 4:1 për të kaluar në çerekfinale.

Juventus 3:0 Atletico Madrid

Juventusit i duhej t’i shënonte të paktën tri gola dhe të mos pranonte asnjë për ta përmbysur fitoren 2:0 të Atletico Madridit në ndeshjen e parë, dhe pikërisht këtë e bëri.

Cristiano Ronaldo mori vëmendjen sepse i kaloi ekipin në çerekfinale duke realizuar het-trik.

PSG 1:3 Manchester United

Paris Saint-Germaini i Thomas Tuchel ishte shumë i lumtur me fitoren 2:0 në Old Trafford në ndeshjen e parë mes tyre, por dy gola nga Romelu Lukaku dhe një penallti në sekondat e fundit nga Marcus Rashford i ndihmuan anglezëve të kalojnë në mesin e tetë më të mirëve.

Porto 3:1 Roma

Roma shkoi shumë larg vitin e kaluar në Champions, dhe e kishte fituar ndeshjen e parë në shtëpi 2:1 kundër Portos, por u eliminua në 1/8 e finales këtë sezon pasi humbi në kohën shtesë në Portugali.

Manchester City 7:0 Schalke

Dueli mes tyre ishte i barabartë sepse Manchester City mezi e kishte fituar ndeshjen e parë 3:2 në Gjermani, por gjiganti anglez befasoi të gjithë duke ia shënuar Schalkes plot shtatë gola në ndeshjen e kthimit.

Rezultati ishte tronditës për shkak të dallimit të madh të fitores.

Real Madrid 0:3 CSKA Moscow

CSKA Moscow e tronditi Real Madridin dy herë në fazën grupore, duke fituar 1:0 në shtëpi dhe 3:0 midis Stantiago Bernabeut.

Ajax 3:3 Bayern Munich

Ajaxi bëri një tjetër paraqitje të shquar në fazën grupore duke barazuar 3:3 me Bayern Munichun.

Club Brugge 0:0 Atletico Madrid

Atletico Madridi udhëtoi drejt Belgjikës duke e dituar se një fitore do ta bënte lider të grupit, por Brugge bëri qëndresë të fortë dhe e meritoi një pikë duke i lënë spanjollët në vendin e dytë në grup.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*