Serie A zgjedh më të mirët e vitit, Ronaldo nuk figuron askund

Serie A i ka zgjedhur lojtarët më të mirë për sezonin 2019/20 në çdo pozitë, me Cristiano Ronaldon që ka mbetur duarthatë.

Dy pozitat ku sulmuesi portugez i Juventusit ka mundur të shpallej më i miri këtë vit i takojnë Paulo Dybalas dhe Ciro Immobiles.
Bashkëlojtari i tij te Juventusit, Dybala është shpallur lojtari më i mirë i sezonit, në të cilin bardhezinjtë e fituan titullin e nëntë radhazi në ligë.

Sulmuesi më i mirë është zgjedhur Immobile i Lazios, i cili e mundi Ronaldon edhe në garë për Këpucën e Artë.

Lojtarët më të Mirë të Sezonit 2019-20 në Serie A

MVP – Lojtari më i Mirë i Sezonit: Paulo Dybala (Juventus)

Lojtari më i Mirë i Ri i Sezonit: Dejan Kulusevski (Parma)

Sulmuesi më i Mirë i Sezonit: Ciro Immobile (Lazio)

Mesfushori më i Mirë i Sezonit: Alejandro Gomez (Atalanta)

Mbrojtësi më i Mirë i Sezonit: Stefan de Vrij (Inter)

Portieri më i Mirë i Sezonit: Wojciech Szczesny (Juventus)

Shpërndaje

Comments are closed.