Serbia lobon kundër pranimit të Kosovës në UNESCO

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka bër të ditur sot se Serbia është duke lobuar në shumë vende për të mos e lejuar pranimin e Kosovës në UNESCO.

Daçiq ka thënë se në shtator së bashku me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq do të jenë të pranishëm në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku do të bisedohet për çështjen e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në UNESCO.

“Serbia është duke lobuar në mesin e shteteve anëtare të OKB-së kundër pranimit të Kosovës në UNESCO”, ka theksuar Daçiq.

TEMAT:
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Lexoni po ashtu:  Mësohen datat e mbajtjes së afatit të dytë të Provimit Shtetëror të Maturës