“Serbia e di se ku ndodhet secili i zhdukur nga lufta në Kosovë”

Koordinatori për personat e pagjetur në Qeverinë e Kosovës, Jahja Lluka, ka akuzuar Serbinë se nuk po zbaton marrëveshjet e nënshkruara për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Ai në një emision në RTV Dukagjini ka thënë se Beogradi zyrtar vazhdimisht luan lojën kinse është i gatshëm për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, por nuk vepron në këtë drejtim.

“Serbia për çdo njeri tonin të zhdukur e di ku gjendet, pasi ushtria dhe policia e saj asnjë krim nuk e kanë bërë pa plan. Plani ka qenë që të bëhen krimet e pastaj të asgjësohen argumentet dhe të bëhet fshehja e tyre”, tha Lluka.

Ai ka bërë të ditur se këtë pranverë kanë gërmuar pesë lokacione, por pa rezultate konkrete në zbulimin e fatit të të pagjeturve.

“Ne kemi marrë një raport nga OKB për një radar tokësor që ka bërë incizime në disa lokacione në Kosovë dhe Serbi. Ato rezultate tanimë i kemi, të cilat kanë treguar anomali në disa vende. Ne kemi gërmuar në dy vende në Kishnicë, por nuk kemi pasur rezultat pozitiv, pasi radari tregon vetëm anomalitë e shtresave tokësore, kështu që nuk mund të gjejë ndonjë varrezë masive, por aty ku ka dyshime, me urdhër të prokurorit, ne jemi të obliguar t’i kryejmë gërmimet”, tha Lluka./PARROTLLA.NET/

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*