Serbia, cak i islamistëve

Përktheu: Hysen Gecaj

“Çerdhja e Shtetit islamik në Ballkan nuk është në Bosnjë por në Kosovë”

Deri sa liderët botërorë e dinë mirë se ku është çerdhja e të këqijave në Ballkan, përveç politikanëve serbë, garën për propagandë kundër Kosovës  e mbështesin me të madhe edhe intelektualët serbë në të gjitha nivelet. Sado që nuk kanë argument, sepse diçka e tillë nuk po ndodhë në Kosovë, ata mundohen që këtë propagandë ta zhvillojnë përmes teorive konspirative.

Kryetari i Francës Emanuel Makron ka deklaruar se liderët evropian  nuk duhet të frikësohen për Maqedoninë Veriore as për Shqipërinë, por për Bosnën dhe Hercegovinën për shkak të xhihadistëve të kthyer. Miroljub Jeftiq, profesor në fakultetin e Shkencave politike dhe redaktor i revistës „Politikologija religije“, konsideron se adresa e vërtetë e problemeve në Ballkan është Kosova, shkruan Vestionline në gjuhën serbe ndërsa transmeton Parrotlla.net

“Bashkësia Islame e BeH (Bosnës e Hercegovinës v.j) ka dënuar SHI (Shtetin Islamik v.j.),ndërsa Bashkësia Islame nga KM ( Kosova dhe Metohija v.j.) është e vetmja në regjion e cila ka bërë thirrje për xhihad në Siri në mbështetje të SHI”,tha Miroljub Jevtiq në emisionin „Od četvrtka do četvrtka“(”Nga e enjtja në të enjte”v.j).

“Djali i myftiut të Kosovës ka bërë thirrje për xhihad dhe në këtë mënyrë ka dhënë shembull të cilin duhet ta përcjellin të tjerët. Në këtë moment edhe pse shumë flitet për këtë çështje, vështirë se mund të ekzistojnë qendra serioze të stërvitjes në KM (Kosovë e Metohi), duke pasur parasysh që ajo pjesë e Ballkanit është në rrjetin e shërbimeve informative perëndimore dhe amerikane”,tha profesori i Fakultetit të shkencave politike./Parrotlla.net/

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published.