Serbi, ​82 raste të reja me koronavirus, 741 të infektuar

Një total prej 741 persona me COVID 19 u regjistruan në Serbi deri sot në ora 15.00.

Sot janë regjistruar 82 raste të reja të infeksionit të virusit korona, duke rritur bilancin në gjithsej 741 persona, dhe tre kanë vdekur ose gjithsej 13 viktima, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Serbisë.

Në respiratorë janë vendosur 55 qytetarë. Që nga raporti i fundit, janë testuar mostrat e 376 personave nga të cilat 82 ishin pozitivë dhe 294 negativë.

Shpërndaje

Comments are closed.