Selimi reagon për të punësuarit e AAK’së në Ministrinë e Drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka reaguar pas raportimeve në media për emërimin e një anëtari të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në ministrinë që ai drejton.

Selimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se është ministër i emëruar nga AAK-ja dhe se me ligjin në fuqi i lejohet që në emërimet politike të ketë diskrecion.

“Përderisa kam këtë mundësi ligjore, si ministër do të emërojë kuadro të AAK-së, të cilët janë kuadro të rijnë e të kualifikuar. Ndërsa në Shërbimin Civil punësimet do të bëhen vetëm në bazë të Ligjit për Shërbyesit Civil”.

Tutje Selimi ka thënë se si organizatë politike e ke vizionin e saj dhe të rinjtë e saj duhet ta ndjekin këtë vizion duke u angazhuar në mënyrë profesionale.

“AAK-ja është organizatë politike, vizionin e së cilës e përcjellin shumë profesionist të fushave të ndryshme. Do të gëzojë respektin për ta dhe do të tregojë angazhimin tim për t’u dhënë mundësi që kapacitet e tyre profesionale t’i tregojnë, andaj sa herë që më lejon ligji do të bëjë emërime politike nga Aleanca!

Shpërndaje

Comments are closed.