Sa do të kushtojë një test për COVID – 19 në laboratoret private pas licencimit?

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dje përmes një konference për media deklaroi se shteti e ka në mend që t’i blejë edhe 7 aparatura të testimit për Covid-19 për t’i vendosur në 6 qendra rajonale duke thyer kështu “monopolin” e Prishtinës ku mund të testoheshin deri tash kosovarët. Në këtë mënyrë nga Qeveria premtuan se do të rriten kapacitetet për testim virologjik ndërsa u zotuan se me kapacitetet ekzistuese do të kryhen deri në 500 teste brenda ditës. Por, për rritjen e kapaciteteve nëpër komunat kryesore të Kosovës duket se do të duhet kohë.

Aparaturat që kryejnë testimin e Covid-19, ende nuk janë blerë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Por krahas kësaj, duhen edhe trajnime për profesionistët e sistemit shëndetësor në mënyrë që të të mund t’i kryejnë testimet që zbulojnë Covid-19.

“Aparaturat do të blihen sa më shpejt që ka mundësi të sigurohen përmes procedurave ligjore të prokurimit që kryhen si nga BB ashtu edhe nga MSH dhe shërbimet e testimit pervec në IKSHPK, në institucionet e tjera do të fillojnë pasi të jenë siguruar pajisjet (në publik), trajnuar personeli dhe siguruar kushtet e sigurisë dhe testet e nevojshme”, thuhet në përgjigjet e Ministrisë së Shëndetësisë dhënë Gazetës Express.

E që Spitalet Private të fillojnë bërjen e testeve për Covid-19, ato fillimisht duhet që të licencohen nga ana e MSH’së si dhe t’i plotësojnë kushtet për kryerjen e testeve.

“Sektori privat gjithashtu, mund të fillojë pasi të jenë licencuar dhe t’i kenë plotësuar kushtet që do të vendosen nga MSH, përfshirë edhe monitorimin dhe mbikeqyrjen e plotë”, thuhet tutje në përgjigje.

E Ministria e Shëndetësisë ende është duke punuar për Planin e Veprimit i cili lidhet me procedurat e testimit për Covid-19. Ky plan pritet që t’i dërgohet Qeverisë së Kosovës deri në fund të kësaj jave. Përmes këtij plani, parashihet që Institucionet shëndetësore në Kosovë përfshirë edhe ato private të nisin kryerjen e testimeve

Kështu kanë deklaruar për Gazetën Express, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë.

Megjithatë, ende nuk dihet se kur saktë do të fillojnë spitalet private e ato rajonale punën sa I përket kryerjes së testeve të cilët do ta zbulojnë nëse një person ka pasur apo jo Covid-19.

“Ministria është në  finalizim të Planit të Veprimit për Procedurat e testimit per Covid-19, i cili plan pritet që këtë javë t’I dërgohet Qeverisë për miratim. Në këtë plan parashiher qe kete jave t’i dergohet Qeverise per miratim”, kanë deklaruar nga MSH.

Por, ende nuk dihet se sa do të kushtojë kryerja e një testi për Covid-19 në spitalet private në vend. Për këtë cështje zyrtarë të MSH’së thonë se e gjithë kjo do të përcaktohet në bazë të një ligji

“Çështja e pagesave të shërbimeve përcaktohet me ligj, tash për tash, në sektorin publik për shërbime ka bashkëpagesa, kurse për RT-PCR në IKSHPK nuk pahuhet por ofrohet falas, ndërsa në institucione private shërbimet shëndetesore kryhen me pagesë”, thuhet në përgjigje.

E që e gjithë kjo të realizohet ka një kosto të kushtueshme financiare. Aparaturat pritet që të blihen përmes Projektit të Shëndetësisë Kosovare nga huamarrja e Bankës Botërore. Ndërsa një pjesë e saj do të financohet nga buxheti i shtetit.

“Plani ka edhe koston financiare, disa aparatura është paraparë përmes Projektit të Shëndetësisë  Kosovare nga huamarrja e Bankës Botërore, ndërsa një pjesë e Planit dhe aktiviteteve të tij do të financohet nga buxheti i Kosoves”, thuhet në përgjigjet.

E vendi qe nga sot ka vene ka marre masat e reja kundër koronavirusit. Keshtu ka njoftuar kryeministri Hoti, pas mbledhjes së mbajtur të qeverisë.

Hoti ka theksuar se ky plani i specifikon në detaje veprimet, të cilat duhet t’i marrin institucionet shëndetësore.

Ai tha se qeveria do ta vë buxhetin në dispozicion, duke bërë të gjitha rialokimet e nevojshme për të blerë 100 mijë teste virologjike, 500 mijë vaksina të virusit sezonal, aparaturat e nevojshme për testim, të cilat i ka përmendur më herët, si dhe për vaksinat kundër koronavirusit, kur ato të zbulohen.

Shpërndaje

Comments are closed.