A rrezikon Shqipëria një gropë financiare nga mungesa e energjisë elektrike?

Thatësira e tejzgjatur si dhe rënia e prodhimit të energjisë elektrike shoqërohet me një kosto financiare që arrin në afro 11 miliardë lekë, ose 80 milion euro.

Kjo shumë është e barabartë me fitimin që dy kompanitë KESH dhe OSHEE kanë patur për vitin 2016.

Aktualisht konsumi i energjisë, nga korriku e deri më tani përballohet në 90 % nga importi. Numri 2 i ministrisë së energjisë Ilir Bejtja në një intervistë për Vizion Plus sqaron se energjia po sigurohet me çdo kosto, me qëllim që të mos ketë ndërprerje.

“Nëse KESH vështirësohet akoma më tepër, do të thtoë që ne do ti drejtohemi tregut dhe do të blejmë energji. Por po hyjmë n një stinë ku priten shira dhe nuk do të detyrohemi të blejmë energji. Por vlerësimi është vlerësim konservator, e jo optimist, pra parashikon edhe situatën e keqe. Nartyrisht një ndihmë e kemi patur nga Buxheti i Shtetit me 3 miliardë lekë.”- shprehet Bejtja.

Por ndonëse 24 orët e fundit janë shoqëruar me reshje të dendura shiu, duket se gjendja në kaskadë nuk ka përmirësim, duke bere qe Fierza te qëndroje në nivelin e 270 metrave.

“Pavarësisht se ka rënë shi, shi ka rënë fushave dhe jo atje ku duhet, ku akoma nuk kemi reshje për të rritur prodhimin e energjisë në kaskadë.”-tha Bejtja.

Sistemi ynë energjetik vijon të varet nga kapricot e motit, ndërsa ai funksionin si një zinxhir, mes tre kompanive, prodhimit, transmetimit si dhe shpërndarjes. Kjo do të thotë që në rast se një nga hallkat e sistemit nuk funksionon, ajo fut në një spirale borxhesh edhe të tjerat.

Por jo vetëm: energjia vijon të jetë një kërcënim edhe për buxhetin e shtetit, nga cili në rast nevojë do të kërkohet mbështetje financiare.

Lexoni po ashtu:  Mjekët po e shkelin ligjin me përshkrimin e barnave

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn