Rrahu një britanik, por i kushton shtrenjtë kosovarit

Albert Krasniqi nga Kosova i ka kushtuar shumë rrahja e një britaniku.

Albert Krasniqi është dënuar me gjobë, me burg, me kompensim ndaj një viktime dhe me shërbim ndaj komunitetit në Angli.

Të gjitha këto dënime, 23-vjeçarit kosovar iu shqiptuan nga Gjykata e Plymouthit pasi e sulmoi fizikisht një britanik.

Përveç sulmit ndaj britanikut, kosovari Albert Krasniqi, që jeton në Plymouth, ishte zënë edhe me narkotikë të lëndës marihuanë, raporton PlymouthHerald.co.uk.

Krasniqi është dënuar me 8 javë burgim, me detyrim të mbajtjes së një kursi për aftësi mendore, po ashtu është urdhëruar t’i paguajë kompensim prej 400 funtesh viktimës.

Kosovarit 23-vjeçar mund t’i kushtojnë edhe nga 160 euro dhe 115 euro shtesa të tjera financiare për viktimën.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Lexoni po ashtu:  LDK përmbyll fushatën e bindur në fitore në shumicën e komunave