Rrahmani: Lëreni UÇK-në të qetë!

Shkruan: Asdren Rrahmani

Urdhëroni hipokritë,

Sikur ti ruanim vlerat tona duke filluar nga ato personalet e deri te ato shoqëroret vetëvetiu do të ruheshin edhe vlerat e UÇKsë.
Por jo, i shembëm të gjitha vlerat e mundshme e tash shikojnë me u kapë për shkume.
UÇK u “kidnapua” nga një parti e caktume politike dhe si vlerë u mor nga gjiri i popullit dhe që nga atëherë shërbeu vetëm për përfitime politike si dhe materiale të njerëzve të cilët tregëtuan me emrin dhe të bëmat e saja.
UÇK-së nuk i nevojitet mbrojtja e asnjërës parti politike ajo doli nga populli dhe djemtë e çikat më të mira të popullit tonë.
Pas luftës pjesa më e madhe e tyre iu kthyen jetës dhe familjeve të tyre, një pjesë e tyre ranë dëshmorë, ndërsa një pjesë e tyre edhe u stigmatizuan nga shoqëria pa ndonjë faj të tyre, përderisa eprorët e lartë dhe komandantat me shumicë iu kapën politikës.
Këta të fundit çuditërisht që të gjithë na u shëndërruan në milionerë dhe biznismenë aktivë të kyçur në politikë.

Këtë e din secili banor i Kosovës i cili që nga koha e luftës ka qenë i moshës madhore.
Cili nga këta qoftë edhe për vetëm arsye morale dha ndonjë dorëheqje nga ndonjë pozitë apo funksion politik? Jo nuk mund te gjeni një të tillë mirëpo sa u përket apetiteve të tyre dhe egove politike shembuj keni të panumërt.

Prandaj lëreni UÇK-në e qetë. Ajo misionin e vet e ka përfunduar para 21 vitesh. Vlerat ia keni xhvlerësuar pikërisht ju!

Heeee që marrja nuk ish pandemi se te na ishte duhtë me korrë … … …/parrotlla.net/

Shpërndaje

Comments are closed.