Roma ndalon makinat me naftë për shkak të ndotjes së ajrit

Bashkia e Romës njoftoi sot ndalimin e përkohshëm të të gjitha automjeteve me naftë, për shkak të ndotjes së lartë të ajrit.

Kryebashkiakja Virginia Raggi e mori këtë vendim pasi sasia në ajër e lëndës së veçantë PM10 kapërceu nivelet kritike në shumë pjesë të qytetit, thuhet në një deklaratë.

Ky ndalim, i cili nuk do të përfshijë autobusët, taksitë dhe automjetet e tjera të shërbimit publik, do të zbatohet nesër nga 7:30 deri në 10:30 në mëngjes dhe nga 4:30 deri në 8:30 pasdite.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published.