Robert Berisha falënderon Qendrën e Studentëve për kujdesin

Robert Berisha këto ditë po qëndron në karantinë.

Robert Berisha dhe disa udhëtarë të tjerë që erdhën nga shtetet tjera, po qëndrojnë të mbyllur në karantinë, në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Këngëtari gjatë këtyre ditëve ka qenë shumë i komentuar lidhur me veprimet e tij që nga mbyllja në karantinë.

Fillimisht ai ishte shprehur i nervozuar për kushtet që ishin brenda konviktit, por më tej ai falënderoi të gjithë për kujdesin që po e tregojnë.

Së fundi, Roberti publikoi foto bashkë me disa persona të maskuar në Qendër të Studentëve dhe i falënderoi publikisht për atë që po e bëjnë rreth tyre.

Roberti para pak ditësh kishte marrë një sint dhe i argëtoi me muzikë personat që po qëndrojnë bashkë me të të mbyllur.

Shpërndaje

Comments are closed.