Rita Ora publikon prapaskenat e “nxehta” të klipit të ri

Këngëtarja sërish ka marrë vëmendje me pozat nga kënga e re.

Rita Ora ka publikuar në Instagram fotografitë nga skena ku shihet me veshje provokuese.

Me postimin bërë, ajo ka ftuar edhe ndjekësit dhe fansat e saj ta dëgjojnë këngën e re.

Këngëtarja, mori komente të shumta nga përdorues të shumtë të Instagramit nuk mungoi edhe ai i nënës së saj, Verës.

Ndryshe, artistja e njohur ka arritur 1 milionë shikime me këngën e publikuar me 12 shkurt.

 

Shpërndaje