Rita Ora feston me veshje tradicionale: Urime 13 vjet Pavarësi Kosova jonë

Ylli i muzikës pop, Rita Ora edhe njëherë ka treguar se është krenare me prejardhjen e saj.

Ajo nëpërmjet një postimi në Facebook’un, të shoqëruar me disa fotografi ka uruar Kosovën për përvjetorin e 13-të të pavarësisë.

Rita Ora ka uruar Kosovën në dy gjuhët, anglisht dhe shqip dhe ka treguar se është e buzëqeshur në këtë ditë të rëndësishme.

Ajo që bie në sy edhe më tepër është se Rita Ora shihet në fotografi me veshje kombëtare të cilat kanë qenë edhe kostumet e njërit nga projektet e saj të fundit muzikore të realizuara me video-klip.

“Urime Ditën e Pavarësisë Kosovë!!! Urime 13 vjet pavarësi KOSOVA jonë! Duke festuar me veshjen time tradicionale nga #BIG. Këtu e keni edhe vajzën tuaj të vogël duke buzëqeshur sot gjithashtu, 5 këngët më të mira në gjithë Spotify sot me #BIG! Wow, faleminderit shumë të gjithëve.”, ka shkruar Rita Ora.

https://www.facebook.com/RitaOra/posts/10158017061268601

Shpërndaje