Rita Ora duartroket punëtorët e kujdesit shëndetësor për luftën ndaj COVID-19

Rita Ora duartrokiti sërish në nderim të mjekëve.

Rita Ora po respekton masat e vetizolimit të vendosura nga qeveria, për t’i mbrojtur qytetarët nga infektimi me pandeminë COVID-19.

Ajo po qëndron në Londër, ndërsa po merret me aktivitete të ndryshme për ta larguar monotoninë e qëndrimit e mbyllur.

Këngëtarja disa herë ka falënderuar publikisht punëtorët e kujdesit shëndetësor, të cilët po kujdesen për të prekurit nga COVID-19.

Madje, ajo foli lidhur me këtë çështje edhe kur përmendi faktin se nëna e saj, Vera Ora po qëndron me doktorët në vijën e frontit.

Së fundi, Rita ka publikuar video, ku shfaqet duke duartrokitur për mantelbardhët, në shenjë respekti për punën që po e bëjnë gjatë kësaj periudhe.

“Duartrokit sepse ne kujdesemi, duartrokit për ata që kujdesen për ne”, ishte mbishkrimi që ia la videos.

 

Shpërndaje

Comments are closed.