Rita e emocionuar për projektin që po përgatit: Mezi pres ta shihni

Rita ka paralajmëruar diçka të re me postimin e fundit.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, më në fund po rikthehet me diçka të re.

Artistja, së fundi u bë e ditur që së shpejti do ta publikojë këngën “Flame”, ani pse ajo ende nuk ka zbuluar detaje.

Me postimin e fundit, Rita ka paralajmëruar diçka të re, por nuk e bëri të qartë nëse ka të bëjë me këngë të re, apo me diçka tjetër.

“Oh fansat e mi, sa shumë më mungoni çdo ditë!! Kjo ishte derisa ne po xhironim diçka shumë ngazëllyese, kjo është edhe pse po qeshi!! Mezi pres ta shihni! 🤩❤️😝☺️ @disclaimer_official“, ka shkruar ajo.

https://www.instagram.com/p/CKCHQskn3DQ/?utm_source=ig_embed

Ndryshe, këngëtarja ka etiketuar markën “Disclaimer”, duke lënë të kuptohet se ajo ka bashkëpunuar me këtë biznes.

Mbetet të shihet se çfarë fshihet pas postimit paralajmërues të Rita Orës.

https://www.instagram.com/p/CJOuCe9jrbo/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje