Receta originale e KFC-së zgjerohet me restaurant të ri në Prizren

Të Enjtën më datë 08 Qershor, nga ora 11:00 bëhet hapja solemne e restaurantit të ri në Prizren, ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari i komunës së Prizrenit z. Ramadan Muja. Receta me famë botërore dhe njëherësh brendi i parë botërorë i restauranteve në Kosovë KFC, zgjërohet edhe me një restaurant.

Restauranti i ri gjindet në sheshin e Lidhjës së Prizrenit. Ky restaurant ka rreth 220 metra katrorë. Me 30 punëtorë të punësuar dhe me rreth 1 milion euro të investuara, restauranti është i nivelit dhe standardeve më të larta ashtu siç edhe janë mësuar konsumatorët nga KFC.

Pronari i KFC Kosova, z. Fatmir Zymberi thotë se: “pas suksesit të madh në një kohë shumë të shkurtër me restaurantet në qendrën tregëtare në Albi Mall në Prishtinë, në Fushë Kosovë, në Mitrovicë dhe në Gjilan, ne kemi vendosur që konsumatorëve t’u ofrojmë edhe një pikë ku ata mund të shijojnë recetën origjinale të KFC-së.”

“Përveq shijës origjinale që sjellim ne me KFC-në, pika e re është vazhdimësi e përkushtimit tonë në kontributin që japim në zhvillimin ekonomik të Kosovës” vazhdon Zymberi. “Në secilën pikë tonën të hapur deri më tash kemi të punësuar mbi 30 punëtorë, një gjë e cila do të përsëritet edhe në pikën tonë të pestë në Prizren. Në plan është zgjerimi i mëtutjeshëm i rrjetit tonë të restauranteve jo vetëm në Prishtinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Gjilan e Prizren, por edhe në qytetet tjera të Kosovës, ku brenda një afati prej tri viteve pritet që rrjeti ynë të ketë 15 restaurante me mbi 10 milion euro investime dhe punësimin e mbi 450 punëtorëve.” përfundon ai.

Përveç menysë aktuale, z. Zymberi premton se shumë shpejt KFC Kosova do të ketë risi të reja me laramani të produkteve nga receta origjinale duke e bërë eksperiencën e konsumatorëve një përjetim edhe më të veçantë.

Çka e bën KFC-në të veçantë është sekreti i recetës e cila përbëhet nga 11 erëza dhe mëlmesa të ruajtura me shumë përpikëri dhe përkushtim gjatë dekadave. KFC është rrjet i restauranteve me një shtrirje globale, me një numër prej mbi 20 mijë restaurantesh në 125 vende të botës.

Shpërndaje

Comments are closed.