Reali po planifikon ta paguajë klauzolën e Lautaros

Forma fantastike që po kalon te Interi këtë edicion, ka bërë që Lautaro Martinez të jetë në qendër të vëmendjes nga shumë klube.

Pas Barcelonës, që tashmë dihet se e pëlqen sulmuesin argjentinas, sipas TyC Sports për sulmuesin është duke u interesuar edhe Real Madridi.

Madje, TyC Sports raporton se Los Blancos janë të gatshëm që verën ë vitit 2020 të paguajnë klauzolën e lojtarit, 111 milionë euro, për ta lënë Interin.

22-vjeçari deri më tani ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar 4 asistime në 28 paraqitje në të gjitha garat.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*