Rama për “Al Jazeera”: Ndryshimi i datës së zgjedhjeve do minonte demokracinë

Kryeministri Edi Rama në një intervistë me Al Jazeera, ka thënë se ndryshimi i datës së zgjedhjeve do të minonte në të vërtetë demokracinë e Shqipërisë.

“Nuk është ajo që meriton Shqipëria dhe nuk është ajo se çfarë ka të bëjë me të ardhmen“, tha Rama.

“Në fund, zgjedhjet nuk bëhen për politikanët që të vendosin, por për njerëzit që të vendosin për politikanët … Çlirimi i këtij gjykimi ose transformimi i këtij elementi shumë themelor i jetës sonë demokratike, do të thotë të shkosh në një drejtim që është jo për ardhmen tonë, është një e kaluar “, ka thënë Rama.

Rama e njeh problemin.

“Unë mendoj se Shqipëria ka një problem me krimin e organizuar dhe korrupsionin si çdo vend që ende nuk është një shtet modern dhe funksional. Kjo është arsyeja pse ne jemi në këtë proces, prandaj nuk jemi anëtarë të BE-së, prandaj nuk po pretendoj se është një padrejtësi që ne nuk jemi anëtarë sot. Ne duhet të përgatisim, ne duhet të modernizohemi dhe lufta kundër korrupsionit dhe lufta kundër krimit të organizuar do vullnet të fortë, por ka të bëjë me institucione shumë të forta dhe mekanizma shumë të fuqishëm dhe funksionim në çdo drejtim “, tha ai.

“Kur e kthej kokën 5 vjet e gjysmë pas dhe shoh nga kemi ardhur, kemi bërë gjëra domethënëse. Por kur shoh përpara, ku duam të shkojmë dhe ku dua ta çoj vendin, ka shumë për të bërë”, tha ai.

Ai pohon se nëse bisedimet e pranimit janë të suksesshme, si Shqipëria ashtu edhe BE-ja do të përfitojnë.

“Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë të rrethuar nga kufijtë e BE-së, kështu që ne jemi disi një organ i një trupi që tërhiqet jashtë nga trupi, por që nuk është thjesht venitje, është atje. Pra zgjidhja është shumë e thjeshtë; të lihet ky organ të krijojë probleme për gjithë trupin, ose ta ndihmojnë këtë organ për tu integruar dhe të ndihmojë trupin për të marrë organin, “tha ai.

“Pra, nuk ka të bëjë me zgjerimin, është çështje kompletimi, është një copë shumë e rëndësishme e pazëllit …. Është një zonë … brenda Bashkimit Evropian që nuk duhet lënë si një hapësirë ​​e hapur për aktorët e tjerë që ndoshta nuk mund të jenë aq të dhënë për të parë progresin dhe prosperitetin”, përfundoi Rama.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*