Qytetari që mbledh denoncimet për gjyqtarë e prokurorë

Ditët e fundit në Tiranë ka bërë përshtypje një zotëri që mban një pankartë në dore. Me anë të saj bën thirrje për çdo qytetar që ka dosje të falsifikuara nga prokurorë e gjyqtarë.

“Kam 2 ditë në Sheshin Skëndërbej, por mbi 3 vite që dal në gjithë Shqipërinë, që të denoncoj krimin e korrupsionin në institucionet shtetërore. Prokuroria dhe gjykatat janë fallco, i jam drejtuar edhe kryeministrit, kam prova e fakte, kam 5 thasë me dokumentë të falsifikuara nga prokuroria e gjykata”, deklaroi Sokol Sulisufaj.
Sokol Sulisufaj jeton prej 3 vitesh në Tiranë. Ai thotë se prokuroria e gjykata i kanë grabitur pronën e blerë në kryeqytetet me lekët e djersës së tij teksa punoi si emigrant. Në anën tjetër të tabelës shkruhet “Kërkoj të punësoj student që sapo ka mbaruar shkollën.”
”Është çështje penale zonjë, për grabitje prone me dokumente të falsifikuara. Prona është në Tiranë. I jam drejtuar që në daten 26 Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, më kanë sjellë formular të falsifikuar të aplikimit. I kanë hedhur dokumentet e mia prej 2300 faqesh në koshin e mbeturinave. Nuk kam asnjë konflikt unë, konfliktin ma bëjnë prokuroria dhe gjykata që nuk zbatojne ligjin. Mua prokuroria po më çon në vëllavrasje.” tha Sulisufaj.
Ndersa po e intervistonim na u afrua një zoteri me një dosje pronash në dorë.
Me beri pershtypje zoteria, Une jam nga Librazhdi. Kam mbi 97 vendime gjyqësore, kam denoncuar mbi 134 gjyqtare e prokurore.” tha Agim Elezi.
Rreth e rrotull qytetarit denoncues u mbodhën edhe disa qytetarë, te cilët bashkoheshin me thirrjen e tij për t’u bërë bashkë kundër korrupsionit që ka mbërthyer gjyqësorin në Shqipëri.
“Korrupsion ka që në Kryeprokurori e deri tek institucionet më të thjeshta. Populli e ka ngritur zërin, por nuk është bëre asgje”, tha dikush.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*