Qeveria kineze lejon diplomatët të përdorin rrjetet sociale

Edhe pse vazhdon t’i ndalojë qytetarët e saj të përdorin mediet e huaja sociale, Kina ka lejuar diplomatët dhe zyrtarët e qeverisë që të përdorin platformat e tilla, si Twitter e Facebook.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Geng Shuang deklaroi se në këtë mënyrë krijohet një komunikim më i mirë me qytetarët jashtë vendit dhe politikat e Kinës mund të promovohen më mirë.

Në Kinë është e ndaluar qasja ndaj medieve të huaja sociale, si Facebook e Twitter, ndërsa platformat alternative e tyre, Wechat dhe Weibo, i japin mundësi qeverisë ta përdorë teknologjinë si mjet kontrolli të shoqërisë.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*